Valdrin Rashica është zyrtarisht futbollist i Teutës. Pas më shumë se dy javësh që stërvitet me durrsakët, ai ka firmosur një kontratë 1-vjeçare. Mesfushori mbetet kështu pjesë e Superiores, ndërsa kujtojmë që sezonin e fundit ai ka qenë pjesë e Skënderbeut. Ai bëhet kështu blerja e pestë për durrsakët në këtë merkato vere. Lajmi konfirmohet edhe nga vetë kosovari, i cili shfaqet i lumtur për këtë marrëveshje. Ai vlerëson klubin e ri, ndërsa e cilëson këtë aventurë si një “trampolinë” për karrierën e tij. Ai ndër të tjera rrëfen se prej ditës së sotme do i bashkohet ekipit në Pogradec, ndërsa dëmtimin që pësoi pak ditë më parë po e hedh pas krahëve.“Pasi firmosa kontratën, mund të quhem zyrtarisht futbollist i Teutës. Jam shumë i lumtur për këtë zgjedhje, është e duhura për karrierën. E kam vlerësuar këtë skuadër pas atij sezoni fantastik që bëri vjet, madje dhe u kualifikua për në Kupat e Europës, duke dëshmuar se është një klub ambicioz dhe me plane konkrete. Shpresoj që edhe këtë vit të bëjmë paraqitje të mira dhe në fund të presim një biletë europiane. Pas dy javësh përgatitje me ekipin pësova një lëndim, gjë që më ndaloi të udhëtoja me ekipin drejt Pogradecit.Tashmë jam më mirë dhe i jam bashkuar durrsakëve në grumbullim. Uroj që të bëj më të mirën time dhe të ndihmoj ekipin dhe të rritem si futbollist. Unë dua të fitoj me këtë ekip, kjo skuadër është një familje e madhe. Sapo jam bashkuar me Teutën kam gjetur ngrohtësi, si nga stafi, ashtu edhe nga futbollistët. Mbështetja ndaj të rinjve është e pakushtëzuar, ndaj edhe mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse të justifikoj besimin që po më jepet. Si presidenti, ashtu dhe trajneri janë dy persona që e duan futbollin e bukur dhe u japin mundësi talenteve për t’i promovuar. Ky është një shans për mua, ndaj nuk dua ta humbas”, përfundoi mesfushori më i ri i durrsakëve.
Mesfushori i Teutës Rashica: Kam bërë zgjedhjen e duhur
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!
Durrës/ Festivali “Tingujt e Adriatikut” kurorëzon talentet më të mira në këngë
Durrës/ Festivali “Tingujt e Adriatikut” kurorëzon talentet më të mira në këngë (VIDEO)
Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit, hoqi verën miliona euro nga kantina





