Të kanë ardhur në majë të hundës dietat e mundimshme pas të cilave rifiton menjëherë kilet që mezi ke hequr? Ka një zgjidhje tjetër, shumë më të shëndetshme dhe praktike, që të bën të humbasësh peshën në menyrë natyrore. Ajo që duhet të bësh, është thjesht të mësosh grupin tënd të gjakut dhe në këtë mënyrë të zbulosh ushqimet që të bëjnë mirë, në mënyrë që të luftosh stresin dhe kilet e tepërta, pa pikën e sforcimit
GRUPI 0: MISHNGRENESI PAR EXCELLENCE
Ke metabolizëm shumë të ngadalshëm dhe në fakt e ke shumë të vështirë të tretësh disa ushqime. Prandaj mos ndiq shembullin e ndonjë shoqes tënde që pas lazanjës dhe kallamarëve, të dendesh me profiterol me çokollatë… Asaj mund të mos i shkaktojë ndonjë problem, por për ty mund të ishte fatale.
Ushqyerja ideale
Ushqimi ideal për ty është mishi i kuq (mund të konsumosh nga 100 deri në 180 gr, për 6 deri në 8 herë në javë). Zgjidh kafshët që ushqehen me ushqime bimore sepse mishi i tyre ka një përqindje më të lartë të omega 3, madje edhe në krahasim me peshkun. Ndër të tjera, mos lër pas dore perimet dhe kujtohu që një pjatë me lakra përmban të njëjtën sasi kalciumi sa dhe një gotë me qumësht.
Nëse ha shumë fruta sepse të pëlqejnë ushqimet e ëmbla, përpiqu të limitosh sasinë e tyre, sepse trupi yt tenton t’i magazinojë sheqernat. E njëjta gjë vlen edhe për drithërat dhe për bulmetrat që kanë në bazë qumështin e lopës. Nëse do të dobësohesh, ose thjesht kërkon të ruash peshën tënde ideale, mos e teproni me sasitë e konsumuara.
Këshilla për t’u dobësuar shpejt
Meqënëse metabolizmi yt i tret ushqimet shumë ngadalë, provo që dieta jote të shkojë bashkë me një sport rezistence. Ecja në këmbë dhe noti janë aleatët e tu më të mirë.
Ushqimet më të mira dhe më të këqija për grupin 0
Mishi
Të rekomandojmë: mishrat e bardha dhe të kuqe.
Të çkëshillojmë: mishin e derrit dhe shkurtën.
Këshilla jonë: Zgjidh mishin e kuq që ka përqindjen më të lartë të vajit omega 3.
Peshku
Të këshillojmë: peshkun e detrave të ftohta (skumbri, harenga).
Ti çkëshillojmë: kallamarin, merlucin, oktapodin dhe frutat e detit.
Këshilla jonë: konsumo produktet e detit por pa i zëvendësuar kurrë me mishin e kuq.
Bulmetrat
Të këshillojmë: gjalpin, djathin kosin e dhisë dhe të deles.
Të çkëshillojmë: djathin dhe kosin me qumësht lope dhe vetë qumështin e lopës.
Këshilla jonë: edhe pse trupi i toleron këto ushqime, reduktoje konsumin në 2 kos dhe 2 porcione djathi në javë.
Vezë
Të rekomandojmë: vezë pule dhe rose.
Të çkëshillojmë: vëzët e patës dhe shkurtës.
Këshilla jonë: mund të konsumosh maksimumi 6 në javë.
Yndyrnat
Të rekomandojmë: vaj liri, ulliri, kolze, susami dhe vaj bajamesh.
Të çkëshillojmë: vajin e misrit, kikiriku, soje, luledielli.
Këshilla jonë: përdor vajin e ullirit për të gatuar dhe për sallatrat.
Ushqimet vajore
Të rekomandojmë: bajamet, farat e lirit, arrat, lajthitë, stikat, susamin.
Të çkëshillojmë: arrat e Brazilit, gështenjat, fistiqet, farat e lulediellit.
Këshilla jonë: konsumoji këto ushqime rregullisht, duke qenë gjithmonë të kujdesshëm që të mos e ekzagjeroni. Këto ushqime në fakt e furnizojnë organizmin tënd me acide vajore.
Ushqime me bazë bishtajash
Të rekomandojmë: sojën,
Të çkëshillojmë: fasulet e kuqe, thjerrëzat, fasulet e bardha.
Këshilla jonë: mund t’i hash herë pas here duke qenë se janë të pasur me proteina por nuk duhet t’i përdorësh si zëvendësues të mishit ose të peshkut.
Drithërat
Të rekomandojmë: bukën me drithëra, hejdën, melin, tërshërën, orizin, thekrën dhe miellin e tapiokës.
Të çkëshillojmë: grurin, elbin dhe misrin.
Këshilla jonë: jepi përparësi të ushqyerit me bukë të tjekur, është më i miri për të mbajtur linjën.
Perimet
Të rekomandojmë: kaparinën, lulelakrën, kastravecin, prasët, kërpudhat shampinjon, ullinjtë e zinj dhe patatet.
Frutat
Të rekomandojmë: avokadon, pjeprin, manaferrat, arrën e kokosit, kiwit, portokallen, bananen dhe mandarinën.
Këshilla jonë: konsumoni rreth 500 gr fruta në ditë (2 deri në 3 fruta).





