Për nenin 13 të ligjit për funksionimin e institucioneve të reja të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka reaguar edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Basha thotë se neni 13, hap derën e një censure të paprecedentë, duke parashikuar dënimin e gazetareve.

Pas kësaj djallëzie, që sipas tij nuk ka lidhje me Reformën në Drejtësi, fshihet Kryeministri Rama që me dorën e tij apo të ndonjë Xhafe, ka parashikuar qelinë për ndonjë gazetar që bën shkrim ose mban qëndrim të papërshtatshëm.

Basha thotë se ky ështe një standard i juntave të korruptuara, dhe se ky nen s’do të kalojë kurrë, sepse do ndalet nga Partia Demokratike.

 

Deklarata e Lulzim Bashës

Nuk ka dyshim se Edi Rama fshihet pas djallezise se nenit 13 te ligjit per aktivitetin e prokurorise ne luften kunder korrupsionit, qe hap deren e nje censure te paprecedente, duke parashikuar denimin e gazetareve. Direkt me doren e tij apo te ndonje xhafe, Edi Rama ka parashikuar qeline per ndonje gazetar qe ben shkrim ose mban qendrim te papershtatshem. Sigurisht, kjo mase nuk ka lidhje me reformen ne drejtesi. Eshte nje standard i juntave te korruptuara. Ky nen sdo te kaloje kurre, sepse do ndalet nga Partia Demokratike. Por eshte shume e rendesishme te zbardhet e plote skema se si erdhi ky nen, kush e shkroi, kush zbatoi porosine politike. Sepse futja ne draft eshte shprehje e vullnetit te mbrapshte, nje ide qe ka zene rrenje ne koken e te semurit te Surrelit. Duhet transparence e menjehershme per kete tentative per te shkelur nje prej lirive kryesore e themelore te demokracise. Une i siguroj gazetaret dhe perfaqesuesit e medias se ky nen-gijotine do bjere, por i ftoj ata te hetojne te verteten rreth kesaj perpjekje per censure me ligj.