Kohët e fundit është rritur mjaft numri i vajzave të reja që lidhen me meshkuj, të cilët për nga diferenca e madhe e moshës mund të ishin shumë mirë baballarët e tyre. Rasti i fundit vjen nga Tennessee në SHBA, ku një studente 20-vjeçare është lidhur me shokun e babait të saj, një burrë 60-vjeçar.

Leah Senibaldi u takua tre vjet më parë me Ress Benson, 60 vjeç, shok i të atit dhe tërheqja mes tyre u bë e fortë me kalimin e viteve. Vajza e takoi shokut e babait kur ishte 17 vjeçe dhe qëndroi një vit pa folur me të, pasi prindërit e ndaluan. Më pas Leah thotë se tërheqja për Ress ishte e madhe dhe për këtë arsye vendosi sërish të fliste me të për të mos u ndarë më.

Ata u bënë çift zyrtarisht dy vite më parë, pavarësisht kundërshtive të forta të familjarëve të 20-vjeçares dhe miqve të saj. Madje ajo ka ndërmend që kur të mbarojë studimet të martohet me 60-vjeçarin, ndërsa për shoqet që nuk e duan këtë lidhje, Leah thotë se ato janë xheloze.