E gjithë familja Hoxha është lumturuar  për shtatëzaninë e Sarës por teze Lori nuk lë moment pa shprehur gëzimin dhe dashurinë e saj për motrën dhe bebin që po vjen.

Dhe sigurisht ajo është në krah të Sarës në një nga momentet më të veçanta, kompletimin e dhomës së bebit. Prej disa ditësh në Amerikë, dy motrat Hoxha, të shoqëruara nga partnerët e tyre, Ledion dhe Visi, po kalojnë disa ditë pushimesh duke i ndërthurrur edhe me zgjedhjen e disa artikujve për dhomën dhe transportin e fëmijës. Duke zgjedhur një karrocë Lori i drejtohet me shaka Ledionit, se pse po e zgjedh atë. Dhe Ledoni sigurisht që përgjigjet me humorin që e karakterizon. 

“Kur të vinë paparacët përshembull, ne tak e mbulojme bebin kështu dhe paparacët nuk e shikojnë bebin”.