Një djalë 12- vjeçar nga Vlora është masakruar sot nga kushëriri i tij 31 vjeç. Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Palasë të Vlorës, ku Jorgo Zani 31 vjeç i ka prerë kokën të miturit.
31-vjeçari po e çonte kokën në banesë, kur policia e ka arrestuar në fragrancë. Ka ndërhyrë menjëherë policia, e cila trupin e fëmijës e ka gjetur jashtë banese, ndërsa kokën brenda shtepisë.
Dihet se e ëma e kishte dërguar djalin tek i vëllai.
Rrethanat e këtij krimi të rëndë mbeten të panjohura, megjithatë merret vesh se 31-vjeçari ka patur probleme të rënda psikike, pasi ka qenë i shtruar disa herë në spitalin psikiatrik.
Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje makabër.





