Një 19- vjeçare është larguar prej tre ditësh nga banesa e saj në qytetin e Durrësit. Ka qenë i ati i vajzës, 49- vjeçari M.K ai që me datë 16.08.2016, ka bërë kallëzim për humbjen e vajzës pasi ajo nuk e bërë e gjallë që nga data 14. 08. 2016, kur kishte dalë nga shtëpia për herë të fundit.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës po punojnë për gjetjen e shtetases M.K. 19 vjeçe.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





