Krimi brenda familjes ka tronditur një familje në Dukagjin mesditën e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lekaj. Vëllai ka qëlluar me armë vëllain tjetër dhe kunatën. Nga të dhënat paraprake nga spitali rajonal i zonës mësohet se njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë, ndërsa po luftojnë që të shpëtojnë jetën e personit tjetër.
Ndërkohë mësohet se mësohet se autor i dyshuar është shtetasi Lekë Ballza, i cili ka drejtuar armën ndaj vëllait të tij Kond Ballza dhe kunatës, bashkëshortja e Kondit.
Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në konfliktin mes vëllezërve.





