Superagjenti i futbollistëve, Mino Raiola ka blerë përfundimisht shtëpinë e bosit të mafies, Al Kapone në Majemi.Vila epike në një nga ishujt e Majemit është blerë për 7 milionë paund.

Ndërkohë, Raiola ka fituar plot 21 mln paund nga transferimi i Pogbasë te Mançester Unitedd, një shifër e çmendur kjo për një agjent. Dhe shumë shpejt, Raiola nuk humbi kohë duke blerë vilën e supermafiozit me paratë e fituara nga transferimi 100 milionë paundësh i Pogbasë në Mançester.