Një 52- vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga policia e Durrësit. Agim Hoxha, banues në Durrës, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë, me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale ”Kontrabanda  me mallra që paguhet akcizë” parashikuar në nenin 172 të Kodit Penal.

Ai u arrestua nga Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës mëngjesin e sotëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.