Një 48- vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm nga specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje. Bashkim Disha, banues në fshatin Dushk, Lushnje, për motive pronësie, ka shkatërruar rrjetin e ujësjellësit për 5 familje, në afërsi të rrethrrotullimit të Grabianit, me pretendimin se toka ku kalon ujësjellësi është blerë nga ana e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Vetgjyqësia” parashikuar nga Nenet 159 e 277 të Kodit Penal.





