Një furgon ka dalë nga rruga dhe përplasur me kodrën në orët e para të ditës së sotme dhe si pasojë janë plagosur disa persona. Aksidenti rrugor ka ndodhur në hyrje të qytetit të Tepelenës.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se furgoni që transportonte disa turistë nga ishujt Karaibe, ka dalë nga rruga si pasojë e përgjumjes së shoferit dhe është përplasur me kodrën.
Nga përplasja janë dëmtuar 3 gra, një burrë dhe një vajzë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Burime nga policia e Tepelenës bëjnë me dije se kanë mundur të arrestojnë shoferin Arben Lame 46 vjeç, nga Fieri, të cilin në momentin e aksidentit e ka zënë gjumi.





