Aktori i njohur i spektaklit të humorit, “Portokalli”, Erion Isai është bërë për herë të parë baba, pasi ka ardhur në jetë vajza me bashkëshorten Ajlin.
Çifti i ka vendosur një emër të veçantë e të padëgjuar më parë vajzës: Ajër. “Kjo është vajza ime dhe @ajlin_petrela . E quajnë Ajër, eshte ajri jonë… Dashuria jonë…. Faleminderit Perëndi…. O zot, bekoje… Më shumë se mua!”, -shkruan aktori në profilin e tij në Instagram.





