Durrësi është zgjuar mëngjesin e sotëm ngjyrë gri, për shkak të një fenomeni natyror. Nga qendra e deri në zonën e plazhit, qyteti është pushtuar nga mjegulla, e cila ka i shkaktuar vështirësi shoferëve të automjeteve, duke penguar pamjen e rrugës dhe duke shkaktuar lagështirë.
Një fenomen i tillë natyror ndodh rrallë, por moti kohët e fundit po tregohet paksa kapriçoz e i qëndrueshëm.
Mjegulla ende nuk është larguar, duke i prishur kështu planet atyre që kishin menduar që ta kalonin në plazh mëngjesin e sotëm.





