Kur njihni një partner të ri, domosdoshmërisht vrisni mendjen si do të jetë jeta seksuale me të. Kombinimi i shenjës suaj të horoskopit me të tijën mund t’ju zbulojë nëse në krevat do të jeni pasionant dhe të zjarrtë apo pasiv e të rezervuar.
Shihni kombinimet e mëposhtme sepse ju tregojnë se me cilin partner seksi do të jetë fantastik.
Dashi dhe Peshorja
Dy shenja tepër energjike dhe aktive. Kur bëhen bashkë, praktikisht marrin flakë.
Virgjëresha dhe Peshqit
Dy nga shenjat më bujare dhe më të dashura të Zodakut. Kur bëhen bashkë, japin maksimumin.
Binjakët dhe Shigjetari
Si dy aventurieret e Zodiakut, këto dy shenja tërhiqen nga lirshmëria dhe kurioziteti i njëri-tjetrit. Për ta nuk ka limite në shtrat.
Luani dhe Ujori
Me vetbesimin dhe individualitetin që i karakterizon, këto dy shenja e dinë mirë se kush janë dhe çfarë duan ndaj kënaqen me vëmendjen që jëri tregon ndaj tjetrit në shtrat.
Gaforrja dhe Bricjapi
Mos u gënjeni nga pamja e tyre e qetë. Këto dy shenja mund të bëjnë çudirat në dhomën e gjumit. Misteri i personave të shenjës së Gaforres i çmend Bricjapët.
Demi dhe Akrepi
Të dyja këto shenja janë të ngadalta, të qëndruseshme dhe ekstremisht pasionante. Kontakti sy më sy i zgjatur dhe paraloja e gjatë krijon bazat për seks fantastik.





