Lajmi i përcjellë sot nga mediat për funeralin që u cilësua “i turpit” për 29 vjeçaren Jonida Çanaku, e ku morën pjesë vetëm 25 persona për të përcjellë në banesën e fundit viktimën e krimit të pasionit që tronditi opinionin publik, ka nxitur reagimin e analistes së politikave publike, Alida Karakushi.

Karakushi ka bërë thirrje në rrjetet sociale për të marrë pjesë nesër, (e mërkurë) në orën 18.00, në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në një funeral heshtjeje për 29 vjeçaren Çanaku, e toturuar dhe e mbytur nga 65 vjeçari Sokrat Shani.

Sipas Karakushit, në shoqërinë tonë ende dënohet viktima e jo ai që e viktimizoi: “Dje lexova me shume indinjate disa komente poshte lajmit ku denohej viktima por jo ai qe e viktimizoi, perkundrazi per kete te fundit tregohej keqardhje! Valle kur drecin do emancipohet kjo shoqeri mesjetare! Ka ardhur koha ti bejme ne nje funeral heshtjeje Jonides!”

 

Postimi i aktivistes Alida Karakushi

Kjo shoqeri te detyron te behesh FEMINISTE! Edhe per Aishen e shkrete ne 2012, familja po refuzonte ti bente nderet e fundit, saqe per here te pare ne jeten time bera thirrje per nje proteste te heshtur ku ceremonine ia beme ne mes te sheshit Skenderbej. Kjo sepse faji eshte kolektiv! Dje lexova me shume indinjate disa komente poshte lajmit ku denohej viktima por jo ai qe e viktimizoi, perkundrazi per kete te fundit tregohej keqardhje! Valle kur drecin do emancipohet kjo shoqeri mesjetare! Ka ardhur koha ti bejme ne nje funeral heshtjeje Jonides! Ndaj si per Aishen ec blejme disa qirinj, ec printojme foton e saj bardhe e zi me vitin e lindjes dhe te vdekjes. Edhe njehere organizatat joqeveritare nuk jane te ftuara, as mediat te cilat u masturbuan me lajmet. Kjo proteste eshte e atyre pak individeve qe kane akoma ndergjgje ne kete vend! Ju ftoj neser ora 18 ne sheshin Skenderbej (para TOB). Nuk ka rendesi sa do jemi por ka rendesi mesazhi! Jonida e meriton nje ofshame prej nesh! Sa per dramen, ky nuk eshte thjesht nje krim pasioni, por edhe mentaliteti se femra eshte prone e mashkullit!
E thene qarte, ne kete vend kur vritet nje grua ajo vdes dy here, njehere nga vrasesi dhe heren tjeter nga vete shoqeria.

Ndaj, neser duhet ti bejme nderet e fundit asaj qe e stigmatizoi vete shoqeria!

Neser ejani sepse e ndjete, jo sepse me njihni. Njekohesisht ju garantoj se un qe e thirra kete proteste te heshtur jam thjesht nje rob me ndergjegje, nuk perfaqesoj asnje organizate apo parti, nuk marr fonde per reagimin tim as nuk dua te marr. Ndaj., blejini vete qirinjte dhe printojeni vete nje foto bardhezi te viktimes me vitin e lindjes dhe te vrasjes. Mediat edhe njehere i ftoj te mos jene aty per te ngjall protagonizem por ta mbulojne pa ndikuar protesten

Shenim. Mbi 40 mije kane kerkuar emrin e saj ne facebook.. uroj qe te pakten mbi 25 individe te marrin pjese neser.