Dy shtetas shqiptarë të akuzuar për vrasje në Itali janë arrestuar në Holandë nga autoritetet. Sipas mediave lokale, shqiptarët janë të moshave 25 dhe 31 vjeç.

Identitetet e tyre nuk bëhen të ditura, por mediat shkruajnë se shqiptarët u zbuluan nga qeni që mbanin.

Ata e kishin lënë të lirë qenin dhe pa maskë nëpër qytet. Kjo u ra në sy agjentëve dhe kur u afruan kërkuan letërnjoftimet e shqiptarëve.

Aty agjentët zbuluan se shqiptarët përdornin karta identiteti false nga Rumania. Pas verifikimeve të nevojshme u zbulua gjithashtu se shqiptarët kërkoheshin në Itali për vrasje.

Policia e Roterdamit i vuri menjëherë në pranga dy shqiptarët. Sipas mediave holandeze ata janë dënuar me mbi 30 vjet burg për vrasje në Itali dhe tani presin që të ekstradohen.