Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion madhor ditën e sotme ku ka vënë në pranga 7 persona, që ishin pjesë e një bande hajdutësh, që vidhnin kryesisht nëpër plazhet Himarë-Sarandë turistët.

Kështu, nga operacioni i koduar “Planifikimi” janë vënë në pranga shtetasit:

1-  Jurgen Balliu, 21 vjeç, banues në Bulqizë.

2-  Andrea Miha, 24 vjeç, banues në Bulqizë.

3-  Ertigen Alla, 19 vjeç, banues në Bulqizë.

4-  Algert Disha, 20 vjeç, banues në Bulqizë.

5-  Hasan Toska, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë.

6-  G.D., 16 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë.

7-  Edmond Abazi, 28 vjeç, banues në Sarandë.

Shtetasi Edmond Abazi, njihej gjithashtu me pseudonimin “Monçja”, pasi duke qenë njohës i mirë i terrenit, mundësonte gjetjen e banesave dhe orientonte grupin për të kryer vjedhjet dhe shitjen e sendeve të vjedhura.

Policisë e Vlorës, ka bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni, ku nëpërmjet tij janë vënë në pranga shtetasit e lartpërmendur, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kryer një seri vjedhjesh (20 prej tyre të dokumentuara), duke hapur me forcë banesat e plazhit dhe konkretisht duke përfituar momentin kur pushuesit (turistët) largoheshin nga banesat e tyre (me qera).

Gjatë një pune hetimore prej 2-muajsh,  Policia e Vlorës ka bërë zbulimin e disa vjedhjeve (banesash por edhe lokalesh apo automjetesh) në të gjithë vijën bregdetare duke filluar nga Himara, fshatrat turistikë përreth, deri në Sarandë (Ksamil), me qëllim shitjen e sendeve të vjedhura për përfitime vetjake ose në grup.

Materiale kryesore të vjedhura kanë rezultuar të tipit: monedha, bizhuteri, vlera monetare (lekë), aparatë celularë,,, dhe një pjesë e tyre janë të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.

Dyshohet se këta shtetas kanë kryer edhe 15 vjedhje të tjera, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.

Policia ka bërë të mundur shkatërrimin e kësaj “bande grabitëse” të cilët ishin kthyer në një makth frike për pushuesit vendas dhe të huaj pranë këtyre zonave turistike.

Gjithashtu, Policia do të vijojë hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në vjedhje të tjera, me qëllim ndëshkimin e tyre dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore.