Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, i cili ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore që prej aksidentit të vitit 2013, po reagon; të paktën kështu është shprehur ish-shefi i Ferrarit.Luca Cordero di Montezemolo ka hedhur poshtë të gjitha zërat se gjendja shëndetësore e kampionit gjerman është përkeqësuar.
“Jam shumë i lumtur që mund t’ju them se ai po reagon pas trajtimeve. Unë e di se sa i fortë është ai. Jam i sigurt se në sajë të vendosmërisë së tij, e cila do të jetë vendimtare, ai do të dalë nga kjo situatë shumë, shumë e vështirë”, tha 68-vjeçari për Ecumenical News.





