Të fitosh një medalje të artë në Olimpiadë është një arritje e madhe për një sportist, por ajo absolutisht nuk të pasuron.

Fjala e “artë” lë të mendosh se medalja që peshon 500 gram është e gjitha prej ari, por në fakt nuk është kështu.

Që prej vitit 1912, medaljet nuk janë më 100% prej floriri, përkundrazi.

Prej vitesh në medaljet që u vihen në qafë sportistëve fitues futen përbërës të tjerë.

E vitet e fundit, medaljet olimpike janë bërë edhe me material të ricikluar, duke u përpjekur që të jepet një mesazh për njerëzit.

Medaljet që kanë varur në qafë sportistët fitues në “Rio 2016” kanë vetëm 1.2% ar, ndërsa pjesa tjetër është argjend i ricikluar.

Ndaj dhe një medalje e artë në Olimpiadën braziliane kushton vetëm 587 dollarë.

Në Lojërat Olimpike të “Rio 2016” do të jepen 5130 medalje në total.