Këngëtarja Elvana Gjata ka habitur fansat e saj, pasi këtë vit ajo ka zgjedhur të “zhduket” nga skenat e koncerteve. Nëse të gjitha këngëtaret kanë një axhendë të ngjeshur gjatë sezonit veror për shkak të koncerteve të shumta, duket se Elvana ka zgjedhur të qëndrojë jashtë këtij grupi.

Këngëtarja ka vendosur që t’i anulojë të gjitha koncertet e saj, shkruan Madame Mapo. Mesa duket, Elvana ka vendosur që t’i kushtojë pak kohë vetes për të pushuar pranë detit.

Megjithatë, fansat e saj mbeten kuriozë përse ndodhi kjo shkëputje e Elvanës nga skenat e koncerteve.