Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Berat – Skapar, në dalje të lagjes “Uznovë”, ku tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë duke u trajtuar me ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit. Dy mjetet u përplasën mes tyre ndërsa udhëtonin njëra në drejtim të hyrjes së qytetit dhe tjera në dalje të tij.
Dy automjetet, njëri tip Volswagen me targa AA 506 BO dhe tjetri BMW me targa TR 3454 B, janë përplasur kokë më kokë me njëri – tjetrin dhe si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur rëndë: E.Ç, 29-vjeç, K.S, 29-vjeç dhe J.Y, 27-vjeç.
Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Beratit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Burimet zyrtare të Spitalit Rajonal Berat pohojnë se të plagosurit kanë marrë plagë në kokë e trup dhe njëri prej të plagosurve është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Grupi i ekspertëve të Sektorit të Policisë Rrugore Berat është duke punuar për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti me pasojë 3 të plagosur rëndë.





