Gruaja e gjyqtarit “Kazanova”, Shqyri Çobo mësohet se ka kërcënuar denoncuesen e tij, shtetasen I.T. 32 vjeçe që të heqë dorë nga kallëzimi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasja P. Çobo i ka bërë presion kallëzueses I.T. që të heqë denoncimin ndaj bashkëshortit të saj.

Ky i fundit u vu në qendër të vëmendjes pasi i kërkonte favore seksuale shtetases I.T. teksa kishte në dorë një çështje të saj në Berat.

Rreth një muaj më parë, mediet zbardhën shume nga mesazhet që gjykatësi Çobo i kishte dërguar 32-vjeçares duke e komplimentuar në mënyrë filozofike për bukurinë dhe intelektin e saj si dhe duke i kërkuar favore seksuale. 

 

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 15.08.2016, u referuan materialet në Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen P.Ç, vjeç 58, banuese në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen “Çlirim”, në banesën e saj, ka kanosur shtetasen I.T, vjeç 32, të heqë dorë nga kallëzimi i bërë ndaj bashkëshortit shtetasit Sh.Ç. Neni 311 i Kodit Penal.