As një vend shumë i zhvilluar si Suedia nuk i shpëton dot huliganizmit, pasi ka pasur shumë episode të dhunshme në vitet e fundit.
Dje u luajt sfida e kampionatit mes Jonkopingut e Ostersundit, kur në minutën e 90-të, me rezultatin 1-1, gjithçka u ndal pas një tifoz i maskuar u fut në fushë dhe sulmoi portierin e skuadrës vizitore, Ali Keita.
Edhe pse u mundua të largohej, Keita u mbërthye nga agresori dhe më pas mbeti i shtrirë përtokë, ndërsa huligani u mbërthye nga forcat e sigurisë, të cilat e nxorën jashtë.





