Dëshironte të bënte një selfie, por fotoja i mori jetën asaj dhe dy prindërve të vogëlushes.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në Pakistan, ku një vajzë 11 vjeçare, në tentativë për të bërë një selfie, ra në ujërat e një lumi në veriperëndim të Pakistanit.

Në tentativë për të shpëtuar vajzën u hodh në lumë edhe e ëma dhe në fund edhe i ati.

Por fatkeqësisht të tre humbën jetën. Trupi i babait të vajzës 11 vjeçare nuk është gjetur ende.