Një hedhje që do të mbetet në histori. Ishte pikërisht ky një ndër momentet më kulmore të ditës në Rio me Shauna Miller të Bahames që fitoi finalen e garës së 400 metrave me një stil vërtet dramatik, duke prerë me këtë hedhje vijën e finishit për t'i hequr nga duart amerikanes Allyson Feliks atë që do të ishte medalja e pestë e artë olimpike. Miller me hedhjen e saj ndali kronometrin në kohën 49”44 duke fituar ndaj Feniks që me kohën 49’51 i duhet të kënaqet me medaljen e argjendtë, ndërsa xhamajkania Shericka Jackson mori medaljen e bronxit me kohën 49”51. Miler fiton kështu medaljen e parë olimpike për Bahamas, për më tepër të artë, ndërsa amerikania Feliks e cila fitoi titullin botëror në 400 metra vitin e kaluar me renditjen në vendin e dytë e çon në 7- të numrin e medaljeve olimpike të fituara përgjatë karrierës, 4 prej të cilave të arta.
Të hidhesh me kokë për të fituar medalje ari!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Izraeli urdhëron evakuime, IDF paralajmëron sulme të reja në jug të Libanit
‘Toyota Yaris’/ Lirohet nga qelia ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka
LDK-ja zyrtarizon Vjosa Osmanin si kandidate për presidente
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina





