Duket se nuk kemi të bëjmë thjesht me një divorc. Konflikti mes bashkëshortëve Johnny Depp dhe Amber Heard ka qenë më i thellë sesa ato që janë thënë e publikuar gjatë procesit të ndarjes. Amber ka sjellë në vëmendje të mediave foto kur Depp ka prerë gishtin dhe në xham ka shkruar me gjak disa akuza për bashkëshorten. Aktori i famshëm e akuzon gruan për tradhëti.
TMZ shkruan se incidenti ka ndodhur në Mars të vitit të kaluar në Australi, kur Depp ishte i dehur dhe nën efektin e ekstazisë.
Po kush është aktori që i ka hyrë në pjesë Depp? Mësohet se në xham me gjak, Depp ka shkruar pikërisht fjalët, “Billy Bob, kujdes Amber”
Depp thuhet se e ka akuzuar Amber 30 vjeç se ka pasur një lidhje me 61-vjecarin Billy dhe këtë ia ka shprehur teksa ajo e filmoi me celular kur ai po thyente sendet në për shtëpi.
Në atë kohë aktori po filmonte filmin e famshëm, “Piratët e Karaibeve”.
Fotot me gishtin e prerë, shkrimet në pasqyrë dhe video më zënkën janë tanimë pjesë e provave në divorcin e famshëm të çiftit hollivudian.





