Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame në një konferencë për shtyp kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për t’i dhënë mundësinë emigrantëve të mbyllin procedurat e legalizimit të shtëpive të tyre.

Ai tha se për ta janë hapur sportele të veçanta shtetsë në mënyrë që t’ju shërbehet sa më shpejt.
“Emigantët të përfitojnë, të mbyllin procedurat e shtëpive të tyre. Kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve për t’ju hapur udhë emigantëve. Për ta do të ketë sportele të veçanta që të kryejnë procedurat e legalizimit”,- tha ai.

 Lame theksoi se legalizimet ecin me ritëm të shpejtë në të gjithë vendin, por ai shprehu shqetesimin e tij përsa i pêrket ndërtimeve pa leje:

“Për muajin korrik janë dhënë 5505 leje legalizimi, ritëm kolosal. Garën e fiton Dibra e Kukësi të ndjekur edhe nga Fieri, këto qarqe janë pranë mbylljes së procesit të legalizimit. Megjithatë procesi i legalizimit nuk do mbyllet asnjëherë, pasi edhe sot ndërtohet pa leje”.