Ndonjëherë pakujdesitë çojnë në sherre banale, por mund të jenë edhe veprimet e nxituara apo të gabuara që shkaktojnë shumë probleme. Jemi mësuar të shikojmë persona që hedhin qeset e mbeturinave nga kate të larta të pallatit në mes të ditës e të mos ju bëjë përshtypje fare, por diçka shumë e veçantë i ka ndodhur mbrëmjen e sotme një djali nga qyteti i Durrësit.

Siç tregon vetë ai, ka qenë duke ecur në zonën pranë stacionit të trenit në qytetin bregdetar, ndërsa nga sipër një pallati i kanë hedhur diçka, e cila i ka rënë në krah. Ai thotë se nga aroma ngjan si bojë flokësh, ndoshta e përzier me ndonjë krem apo kimikat tjetër, nuk është i sigurt.

Lënda e lëngshme është hedhur nga pallati i fotografuar dhe më konkretisht nga dritarja që ka dritën të ndezur. Siç vihet re, rruga kryesore është larg nga pallati, për më tepër i ndan edhe disa llamarina që rrethojnë një pjesë të pallatit, ndaj nuk mund ta cilësojmë si një ngjarje aksidentale, ku padashje produkti i cili ishte lënë në parvazin e dritares ka rënë dhe ka prekur djalin që na ka dërguar fotografinë.

Ajo është hedhur me qëllim nga persona që ndodhen brenda në banesë.

"Mrb JOQ nese keni munci te publikoni kto foto pa 10 minutash po kaloja tek st trenit ne dr dhe nga kjo dritaru me hodhen boj flokesh nga aroma mu duk e till dhe i them ati te vi tme kerkoj falje vet se un do ta gjej se do shkoj ti bie deres ose nese nuk me del do i thyej xhamat e dritares”, – është mesazhi i të dëmtuarit për personin që ka kryer veprimin.

Ai tregon se nisi të shajë pasi i ndodhi kjo gjë.

"Fillova te shaja dhe dola ne mes te rruges pash nje djal ne dritare mbas perdes mbasi e shava u fshe pastaj dilte e shifte ne cep se ndejta gati 5 minuta aty dhe hynte dilet ne dritare”, – tregon djali për Jetaoshqef.