Një 21 vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë, i akuzuar për vjedhjen e 180 mijë lekëve (të reja) në një banesë në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar.
Policia bën të ditur se ka arrestuar në flagrancë 21 vjeçarin Adrian Boduri, i cili, rreth mesnatës së datës 13 gusht, ka vjedhur në shtëpinë e shtetasit Th.K., 49 vjeç sasinë e konsiderueshme të parave.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Vjedhja" parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.





