Formati i famshëm investigativ 'Striscia la notizia' do të drejtohet nga dy femra: Michelle Hunziker dhe Belen Rodriguez.
Dy personazhet më të përfolura në Itali do të zënë vendin e dy drejtuesve që zakonisht kanë qenë një burrë dhe një grua, ose dy burra.
Hunziker është ulur prej kohësh në tavolinën e 'Striscia-s' në krah të Enzo Iacchetti-t apo Enzo Greggio-s, ndërsa për Rodriguez-in do të jetë hera e parë.
Aludohet prej kohësh në media se Belen do të jetë pjesë e këtij emisioni, por vetëm tani është konfirmuar.
Argjentinasja është e preferuara e producentëve televizivë në Itali.
Ajo ka prezantuar 'Italy's got talent', ka qenë pjesë e shumë emisioneve, madje ka ngjitur edhe shkallët e teatrit 'Ariston' dy herë, si prezantuese e Sanremo-s.





