Rrihen për motive të dobëta mes tyre dhe përfundojnë në komisariatin e policisë. Kjo u ka ndodhur 3 të rinjve në Krujë, të cilët janë konfliktuar me njëri tjetrin në Larushkë, pranë “Urës së Gjoles” në Krujë.
Sipas policisë, shtetasit Arjan Demirxhiu 26 vjeç, banues në Tiranë, Ilir Shijaku 33 vjeç,banues në Krujë dhe B.T. 31 vjeç, banues në Krujë janë rrahur me njëri tjetrin ditën e dielë.
Policia ka arrestuar në flagrancë Demirxhiun dhe Shijakun, ndërsa ka nisur procesimin penël në gjendje të lirë për shtetasin B.T.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë në për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve Arjan Demirxhiu dhe B.T. dhe "Plagosja e lehtë me dashje” në ngarkim të shtetasit Ilir Shijaku parashikuar në nenet 89, 25 të Kodit Penal.





