Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë, rreth orës 15:40, ka mbërritur një telefonatë që tregonte se po digjej çatia e godinës një katëshe që shërben si shkollë fillore e fshatit Lladomoricë, Njësia administrative Ostren, Bulqizë.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes është nisur zjarrfikësja dhe grupi hetimor i Komisariatit të Policisë Bulqizë të cilët kanë konstatuar se godina njëkatëshe që shërbente si shkollë fillore për nxënësit e fshatit ishte përfshirë nga flakët, fillimisht nga çatia e më pas gjithë godina.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale në shkollë dhe fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar, pasi në shkollë nuk kishte njeri.

Grupi hetimor paraprakisht dyshon se shkaku i zjarrit mund të ketë ardhur si pasojë e shkëndisë elektrike.

Po vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së  zjarrit.