Efektivët e Policisë Rrugore Durrës, gjatë kontrolleve të ushtruara në akset kryesore rrugore për të parandaluar aksidentet dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që nuk zbatojnë Kodin Rrugor, kanë prangosur dy shtetas Anxhelo Çupi, 38 vjeç, nga Durrësi dhe Floridjal Kullolli, 20 vjeç, nga Elbasani.

Sipas Policisë, Çupi drejtonte automjetin në gjendje të pirë dhe pa leje drejtimi, ndërsa Kullolli nuk ishte i pajisur me patentë në momentin e kontrollit.

Për të dy këta të ndaluar, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.