Olimpistja kineze mori të papriturën e jetës, kur i dashuri i saj, i cili, gjithashtu, konkuron në “Rio 2016”, i propozoi për martesë gjatë ceremonisë së marrjes së medaljes prej saj. He Zi, 25 vjeçe, mori medaljen e argjendtë për kërcimin në trampolinë, në lartësi prej 3 metrash, në garat e së dielës, para se të pranojë një çmim edhe më të madh: një unazë martese. I dashuri dhe shoku i grupit olimpik kinez, Qin Kai, 30 vjeç, befasoi me një propozim martese, kur ajo u ngjit në podium, për medalje. Krejt serioz, Qin Kai u ul poshtë, në gjunjë dhe u shfaq duke folur gjerë e gjatë me të, përpara se të hapte një kuti të vogël. Qin Kai mori unazën dhe, pasi ajo i tha solemnisht “po” kërkesës për martesë, e rrëshqiti në gishtin e He Zi. Më tej e zgjati dorën e djathtë mbi sytë e saj dhe Qin Kai i prezantoi një trëndafil të kuq, të mbështjellë në xham. Turma brohoriste veprimin e tij. Zhytësit e tjerë ndalën të shikonin se çfarë ishte duke bërë një bashkëgarues i tyre dhe e përcollën gjithçka me habi.
Olimpisten kineze e gëzon më shumë ky propozim se medalja në podium (VIDEO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ja shenjat e zodiakut që do të jenë më të favorizuara deri më 20 maj
OBSH qetëson banorët e Tenerifes përpara mbërritjes së anijes me hantavirus: Nuk është një tjetër Covid
Putin: Rusia po përballet me një forcë agresive, të mbështetur nga NATO
AKU për helmimin e studentëve: Mostra të produkteve janë pranë laboratorit, në pritje të rezultateve të analizave





