Një 46- vjeçar me probleme mendore ka mbajtur në banesë kushërirën e tij 11- vjeçare. Prindërit janë alarmuar dhe kanë telëfonuar policinë nga frika se mos i ndodhte gjë vogëlushes. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrashbull të Durrësit. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se vajza gëzon shëndet të plotë dhe nuk është dëmtuar nga 45- vjeçari Arben Kabashi.

Mëngjesin e sotëm Kabashi kishte shkuar në shtëpinë e kushërinjve të tij dhe i kishte kërkuar të lejonin vajzën të shkonte në shtëpinë e tij për t’i lidhur fishën e internetit. Pasi vajza ka shkuar dhe ka lidhur kompjuterin me internetin prindërit janë alarmuar se mos i ka ndodhur gjë mbase nga një vonesë e mundshme. Por 11- vjeçarja është kthyer në shtëpi pa asnjë shqetësim dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje ku po punon për sqarimin e rrethanave dhe për shoqërimin e Kabashit në Komisariat për ta marrë në pyetje, por 45- vjeçari ka frikë nga uniformat blu.

Ai është dërguar 3 herë në spitalin psikiatrik të  Elbasanit për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore mendore dhe është rikthyer gjithmonë në shtëpi. Kabashi është i pamartuar dhe jeton vetëm me nënën e tij.