Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 3 autorët e atentatit të mbrëmshëm ndaj shtetasit Dorian Stjefnit, 30 vjeç.

Sipas policisë, ai ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij pranë ‘Hotel Rozafës’, ku dy automjete i kanë zënë rrugën dhe kanë lëshuar breshëri automatiku.
Shtjefni ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë sot në mëngjes, janë  arrestuar 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Burime bëjnë me dije 3 autorët janë aksidentuar me makinën e tyre, pranë vendit të ngjarjes, në përpjekje për t’u larguar me shpejtësi.