Atentat me armë zjarri një personi në qytetin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para pak minutash në qendër të qytetit të Shkodrës, tek Turizmi. Disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një mjeti BMW X5, me të cilin udhëtonte shtetasi Dorian Shtjefni.

Mjeti me timon anglez, e ka ndihmuar Shtjefnin që të mos marrë shumë plumba.

Sipas të dhënave paraprake mendohet se ai ka mundur ta manovrojë mjetin, ka zbritur prej tij dhe ka ecur për 100 metra në këmbë deri tek një lokal aty pranë ku ka kërkuar ndihmë.

Ai është transportuar në spital ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjëkësore.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për gjakmarrje, pasi xhaxhai i të plagosurit vite më parë ka kryer një vrasje.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve