Një 37- vjeçar shqiptar ëstë vënë në pranga nga policia italiane. I pastrehë dhe i varur nga droga, shqiptari që jetonte në Milano, kërcënonte transeksualët duke i terrorizuar me shishe benzine.

Ankesa e parë ndaj tij në polici ndodhi më 4 gusht nga një transeksual dhe më pas u pasua nga disa të tjerë të këtij komuniteti në rrugën “Novara”.

Kërkesa e shqiptarit ishte e njëjta: 50 deri në 100 euro, ose në të kundërt i spërkaste me benzinë dhe më pas i grabiste. Në një rast, shqiptari emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga “Ansa”, por që mësohet se vëtëquhej “Eros”, ka vjedhur me forcë një çantë.