Medalisti olimpik Ryan Lochte dhe tre notarë të tjerë të SHBA janë grabitur me armë në rrugët e Rio de Zhanjero.
CNN shkruan se Lochte dhe notarët e tjerë, Gunnar Bentz, Jack Conger dhe Jimmy Feigen, sapo ishin larguar nga rezidenca e sportistëve në France në fshatin Olimpike të dielën në mëngjes me taksi.
Mjeti me të cilin ata po udhëtonin ishte ndaluar nga persona të armatosur të cilët janë paraqitur si policë dhe u kërkuan paratë dhe sendet me vlerë që kishin me vete, ka thënë Patrick Sandusky.
Sipas dëshmisë që 4 notarët kanë dhënë në polici, një prej grabitësve i ka vendosur në kokë armën Ryan Lochte-s.





