Teksa udhëtonte me familjen e saj në një park në Canyon Hot Springs, të Idahos, në qytetin Reksburg, një 4- vjeçare është rrëmbyer nga një luan

Fatmirësisht, ndërhyrja në kohë e familjarëve ka bërë të mundur që vajza e quajtur Kelsi, të shpëtojë pa dëmtime serioze.

Ato po hanin darkë me familjarët, teksa kanë parë një luan mali aty pranë. Pak më vonë, nëna e vajzës shkoi për të fjetur tek çadra, por fillimisht u drejtua nga pylli me të birin 6- vjeçar për të kryer nevojat personale.

Aty është tronditur kur ka dëgjuar ulërimat e vajzës së saj. Ata ndërhynë menjëherë, duke bërë që kafsha ta lironte vajzën dhe të zhdukej në pyll.