Besojeni apo jo anëtarët e një fisi indigjen në fshatin e largët Wogi të Indonezisë, i cili ndodhet në perëndim të ishullit Papua pranë Guinesë së Re, ruajnë eshtrat e paraardhësve të tyre, në disa raste edhe për disa qindra vite.
Balsamimi ata e përdorin për të shprehur respektin e tyre të lartë për paraardhësit.
Zona e thellë është hapur vitet e fundit për turistët dhe fisi i lejon ata që të shohin vendbanimet e tyre si dhe ritet luftarake.
Gjatë çdo muaji gusht, ata zhvillojnë festime të mbështetura në traditat e tyre të lashta.





