Brazili kalon në gjysmëfinale në Lojërat Olimpike “Rio 2016” pasi mposhti Kolumbinë me rezultatin 2-0. Nejmar u rikthye te goli duke kaluar Brazilin në avantazh në minutën e 12′ të lojës, ndërsa Luan dyfishoi shifrat 7′ minuta para mbylljes së ndeshjes. Në këtë sfidë nuk munguan edhe incidentet. Një ndërhyrje e gabuar nga brazilianët në mesfushë shkaktoi tensione dhe përplasje. Situata u qetësua pasi ndërhynë stafet e të dyja ekipeve.