Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të mitur nën akuzën e vjedhjes. Bëhet fjalë për shtetasin  D. B, 16 vjeç, banues në Tiranë. Një ditë më parë rreth orës 12:00, në rrugën “Frosina Plaku”, Tiranë, i ka vjedhur çantën shtetases L. R., në të cilën ka patur një shumë prej rreth 20.000 lekësh të reja, një telefon celular, orë dore dhe disa sende të tjera personale. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua çanta e vjedhur, portofoli, aparati celular dhe karta e identitetit e shtetases L.R.

Nga veprimet hetimore këtij shtetasi i janë dokumentuar dhe rezulton se është autor i ngjarjeve të ndodhur me 8 gusht 2016, ku në orën 16:00, në rrugën “Skenderbej”, në banesën e shtetases L.M., ka hyrë në banesën e saj dhe ka vjedhur telefonin tip “I-phone”; më datë 9 gusht 2016, ora 18:00, në rrugën “Ylbere Bylykbashi”, ka vjedhur dyqanin e shtetases A.B, ku kanë marrë 50.000 lekë.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes”.