Dy persona kanë vdekur në një aksident të tmerrshëm, kur një makinë që po udhëtonte me shpejtësi të madhe u përplas me një automjet të parkuar dhe dy të tjerë aty pranë.

Aksidenti tragjik është regjistruar në Eastbourne, Angli.

Automjeti që goditi tre mjetet e tjera ishte një Seat Leon, ndërsa makina ku humbën jetën dy personat që ndodheshin në të ishte një Volkswagen Polo.

Edhe një makinë tip BMW dhe një Audi A3 u dëmtuan në aksident, por fatmirësisht në to nuk kishte njerëz në momentin e përplasjes.

Sipas policisë që mbërriti në vendngjarje, dy personat, një 48 vjeçare dhe një 46 vjeçar, që ndodheshin në automjetin e parkuar kishin vdekur në vend.

Shkaktari i aksidentit u ndalua disa qindar metra më larg, pasi ai nuk ndaloi në momentin e përplasjes.

Sipas policisë britanike bëhet fjalë për një të ri 23 vjeçar, i cili ndodhej nën efektin e alkoolit ose drogës.