Ish-kryeministri Berisha shkruan në “Facebook” se kryeministri Rama ka qenë ditën e djeshme në qytetin e Sarandës. Ai sipas një sms-je dërguar Berishës, ka takuar të kërkuarin nga Interpoli, Klemend Balilin në një hotel të qytetit.
“Qytetari dixhital denoncon: Gjysma e qytetit te Sarandes pa uje sot. Nje dite pas vizites historike te Edvin Shullazit, ku takoi dhe mikun e tij per koke Eskobarin, Klement Balilin, ne hotel Butrini, gjysma e qytetit eshte pa uje! Sb”, shkruan Berisha.
SMS-ja
“Flas nga Saranda qyteti gumezhin se dje edvin kristaq rama takoj dhe mikun e tije te ngusht Klement Balilin ne Hotel Butriniti,lajmin e kane perhapur punonjes te Hotelit.Po dje Edvini u mburre se saranda lulezonte ne energji dhe ne uje ndersa sot gjysma e qytetit te sarandes ndodhet pa uje Me respekt “





