Një konflikt i çastit mes dy kushërinjve ka përfunduar me vrasje në Tepelenë. Gjergji Hasani pas sherri me Altin Llanin, e ka qëlluar 37-vjeçarin me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje, por mësohet se Hasani, 36 vjeç kohët e fundit kishte shfaqur shenja depresioni.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dhëmblan dhe autori i vrasjes është vënë në pranga pak orë pas ngjarjes. Mësohet se, Llani banonte në Fier dhe kishte shkuar në fshatin Dhemblan vetëm ditët e fundit.