Nga plazhet e bardha dhe të virgjera, që me gjasa janë në Maldive apo Karaibe, Shkëlzen Berisha dhe Amrina Mevlani i kanë shprehur publikisht dashurinë njëri-tjerrit me disa komente romantike, duke cituar një këngë të famshme.

Duke publikuar të njëjtën foto në rrjetet sociale, djali i Sali Berishës i shkruan foto-modeles në anglisht “Je tepër e mirë për të qenë e vërtetë”.

“Nuk mund t’i heq dot sytë nga ty”, – ia kthen bukuroshja.

“You’re just too good, to be true, Can’t take my eyes off of you”, janë vargjet origjinale të këngës.