Shoferët e 5 makinave të tipit Lamborghini, kanë parkuar në mes të rrugës në Bermingam duke shkaktuar një trafik të madh.

Mendohet se ata kishin shkuar për të ndjekur fillimet e një ceremonie martesore pranë rrugës ku parkuan.

Njerëzit janë habitur nga sjellja e tyre, ndërsa shoferët e tjerë janë detyruar të presin në radhë deri sa të ktheheshin pronarët e makinave të shtrenjta.