Një difekt në sistemin e sigurisë të hapjes dhe mbylljes me telekomandë të disa makinave. Ky është konkluzioni në të cilin kanë arritur disa kërkues në Gjermani dhe Britaninë e madhe. Sipas tyre rreth 100 milion makina në të gjithë botën janë prekur nga ky difekt.
Sipas të përditshmes gjermane Sueddeutsche Zeitung, kërkuesit kanë gjetur difekt në makinat e markës Volkswagen, Audi, Seat dhe Skoda.
Sipas të njëjtit burim, miliona makina mund të happen duke kopjuar frekuencën radio të sistemit të auto-bllokazhit. Probleme të ngjashme janë gjetur edhe në modelet e shtëpive automobilistike si Opel, Ford dhe Renault.
Volkswagen ka deklaruar se e njeh problemin dhe se është në diskutime me kërkuesit.
Por sipas kompanisë gjermane, ende nuk është vjedhur një automjet duke përdorur këtë metodë.
Ndërkohë Opel ka deklaruar se nuk klientët e saj nuk rrezikohen nga kjo gjë, pasi sipas kompanisë teknikat për të realizuar një metodë të tillë vjedhjeje janë shumë komplekse dhe numri i vjedhjeve të realizuara në këtë formë është shumë i vogël.





